Kim Kardashian është akuzuar së fundmi nga ndjekësit e saj se ka edituar shumicat e fotografive që poston në rrjetet sociale, pasi fotot që janë shkrepur nga festa e ‘Vanity Fair Oscars’ zbuluan pamjen e vërtetë të lëkurës së saj.
Ylli 41 vjeçar, e cila është e njohur për pozat e saj perfekte në selfie të zjarrta për miliona ndjekës në Instagram, u ‘sulmua’ nga fansat në ‘Reddit’ ndërsa krahasuan një foto të sajën të postuar në Instagram me ato profesionale të bëra në festë.
Struktura e lëkurës së yllit dukej qartazi se ishte ndryshe nga fotot e postuara në Instagramit të Kim-it. Fansat e akuzuan yllin e “KUWTK” për editimet e pamjes së saj dhe vendosjen e ‘standardeve jorealiste’ të bukurisë.
Një ndjekës shkroi: ‘Kur jeni mësuar të shihni fotot e edituara dhe perfekte është paksa tronditëse kur marrim një imazh të vërtetë. Ajo duket e mrekullueshme në të dyja fotot. Por ndryshe.
Një tjetër tha: “Ajo duket ‘MIRE’, ata duhet të heqin dorë nga vendosja e ‘standardeve jorealiste’ për veten e tyre, sepse kjo është ajo që gjithsesi i shqetëson të gjithë.”
‘Ndjehu në të njëjtën mënyrë. Pashë të gjitha fotot e ‘Getty Images’ dhe isha e habitur . Nuk është se duken keq dhe pa photoshop’– shkroi dikush.
“Ne jemi mësuar të shohim kaq shumë photoshop saqë versioni i jetës reale përfundon duke na bërë të ndihemi të shokuar .”
Rikujtojmë se në janar, ylli fshiu një nga fotot e saj në Instagram, pasi u akuzua se kishte përdorur photoshop mbi fotografinë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al