2 Maj, 2022

“Është vetëvrarë”/ Ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare, detaje të reja për vdekjen e këngëtares së muzikës ‘Country’


Këngëtarja e muzikës “Country”, Naomi Judd, e cila ndërroi jetë këtë të shtunë, dyshohet se është vetëvrarë pas një beteje të gjatë me problemet e shëndetit mendor.

Lajmi është konfrimuar nga burime të shumta për “People”, ndërsa vajzat e Naomit, Ashley dhe Wynonna Judd, njoftuan vdekjen e nënës së tyre në një deklaratë emocionuese këtë fundjavë.

“Sot ne përjetuam një tragjedi. Ne humbëm nënën tonë të bukur nga sëmundja mendore. Jemi shkatërruar. Ne po kalojmë një pikëllimin e thellë dhe e dimë se ashtu siç e donim ne, në të njejtën mënyrë ajo u dashurua edhe nga publiku i saj”, thuhet në deklaratë.

Bashkëshorti 32-vjeçar i Naomi-t, Larry Strickland, shtoi në një deklaratë të tijën: “Familja e Naomi Judd kërkon privatësi gjatë kësaj kohe zemërthyese. Asnjë informacion shtesë nuk do të publikohet në këtë moment.”

Interpretueset nënë-bijë shënuan 14 këngë nr. 1 në një karrierë që zgjati gati tre dekada. Pasi u ngritën në krye të muzikës country, ata e lanë atë në vitin 1991 pasi mjekët diagnostikuan Naomi Judd me hepatit.

Hitet e Judds përfshinin ‘Love Can Build a Bridge’ në 1990, ‘Mama He’s Crazy’ në 1984, ‘Why Not Me’ në 1984, ‘Turn It Loose’ në 1988, ‘Girls Night Out’ në 1985, ‘Rockin’ With the Rhythm of the Rain’ në 1986 dhe ‘Santacalus’ në 1986.

Judds gjithashtu kishin njoftuar së fundmi një turne lamtumire, i pari nga Naomi dhe Ëynonna në më shumë se një dekadë.

Naomi ishte hapur për problemet e saj me shëndetin mendor. Gjatë një interviste në “Good Morning America” në vitin 2016, këngëtarja tha se ishte përballur me  “depresioni ekstrem” që e detyroi të izolohej. Ajo shpjegoi se gjendja e saj u përkeqësua pasi ajo dhe Wynonna ndaluan turneun si The Judds në 2011.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al