Këngëtarja Ronela Hajati, e cila do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovision, ka arritur një tjetër sukses me këngën e saj “Sekret.”
Kënga e Ronela Hajtit është renditur për herë të parë në vendin e 5-të, si kënga më e dëgjuar për muajin mars ndër këngët e Eurovision.
Vetë këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram këtë lajm përmes postimeve në story. Ndërkohë në vendin e parë renditet Rusia me këngën “Uno” nga Little Big dhe në vednin e dytë Hollanda me “De Diepte.”
Kujtojmë se në renditjen e muajve që lamë pas, kënga “Sekret” e Ronela Hajatit është renditur edhe në top 3 këngët më të dëgjuara në Eurovision.
Ronela Hajati do të jetë e para që do të performojë në gjysëmfinalen e parë të festivalit të Eurovisionit.
Në intervistat e dhëna më herët ajo ka zbuluar se performanca e saj do të jetë shumë ndryshe nga çdo perfomancë tjetër.
“Performanca është komplet tjetër gjë, po punoj me Klaudia Pepën, koreografe. Janë edhe 4 balerinë italianë. Performanca nuk do ketë lidhje fare me RTSH-në, as me klipin… Unë e kam thënë hallin më të madh me polemikat e kam pasur këtu, sepse ne jemi vend që nuk mund ti pranojmë gjërat me herë të parë. Atje nuk do kem limite. Do jetë pak kështu që… Do bëj një gjë që një herë do ta çojë RTSH-ja këtë performancë dhe s’do ketë më.”, tregoi pak kohë më parë Ronela Hajati.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al