Laura Pausini, Mika dhe Alessandro Cattelan do të jenë prezantuesit e Eurovision Song Contest 2022 që do të mbahet në Torino, në datat 10, 12 dhe 14 maj.
Zyrtarizimi i treshes u bë në skenën e Teatrit Ariston gjatë mbrëmjes së dytë të Sanremo 2022. Mediat italiane shkruajnë se finalja e Eurovizionit do të jetë kulmi i një sezoni të paharrueshëm për Laura Pausinin, e cila filloi një rrugë të pandalshme drejt majave të skenave botërore, fillimisht në Golden Globes dhe më pas në Oscars.
Këngëtarja nga Romagna do të debutojë në ekranin e vogël me filmin e saj të parë ‘Laura Pausini, Kënaqësi të takohem’ me regji të Ivan Cotroneo dhe tërësisht të përkushtuar ndaj jetës së saj.
Treshja e njohur dhe e dashur për publikun, secili me një karrierë mbi dhjetë vjeçare, kanë përvojë në menaxhimin e televizionit falë pjesëmarrjes së tyre në emisionet prime-time në TV italian.
Shqipëria do të përfaqvsohet nga këngëtarja Ronela Hajti me këngën “Sekret.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al