3 Maj, 2022

Eurovisoni fshiu papritur fotot, zbardhet emaili që iu dërgua Ronela Hajatit! Çfarë do të ndodhë me performancën e saj?


Lajmi që Eurovisioni ka fshirë nga faqja zyrtare foton e këngëtares Ronela Hajati gjatë performancës duke e konsideruar shumë “provokative”, ka qenë kryefjala e mediave rozë dy ditët e fundit.

 

Në lidhje me këtë lajm, dy nga artistët e ekipit shqiptar në “Eurovision”, stilisti Niko Komani dhe koreografja Klaudia Pepa, thanë se Ronela Hajati është pritur shumë mirë në Torino dhe se nuk do të ketë ndryshime në koreografinë e saj.

Megjithatë u aludua gjithashtu se ekipi shqiptar ka marrë një email zyrtar nga Eurovision, ku i është kërkuar që të ndryshohet koreografia.

Gazetari, William Lee Adams, ka folur së fundmi në një intervistë në lidhje me “fotot provokuese” të Ronela Hajatit, ku sipas tij shkak i fshirjes së tyre është fakti që këngëtarja do të performojë e para në festival.

Gjithashtu ai shtoi, se burime pranë produksionit të Eurovision, kanë konfirmuar për të se ekipi shqiptar ka marrë një email zyrtar për të ndryshuar disa pjesë specifike të koreografisë.

“Duke qenë së Shqipëria dhe Ronela do të jenë të parët që do të performojnë në gjysëmfinalen e parë, s’kanë dashur që të konsiderohet si një skenë porovokuese dhe i kanë fshirë për të mbajtur audiencën para ekranit deri në fund.

Burime më kanë thënë se Shqipëria ka marrë një email zyrtar, ku janë informuar se nuk i ka pëlqyer produksionit apo organizatorëve të Eurovision kjo mënyrë e interpretimit. Iu është kërkuar që të ndryshojnë disa momente specifike të koreografisë, nuk e di se për çfarë momentesh por është e sigurt që koreografia do të ndryshohet.”– tha gazetari i Eurovision i ftuar në “Shqipëria Live.”

Ndër të tjera ai tregoi se këngëtarja shqiptare po sjell një performancë moderne dhe duhet falendëruar për këtë gjë. Adams e konsideroi diskriminues faktin që fotot e përfaqësuesit të Finaldës janë ende në faqen zyrtare të Eurovision, ndërsa të Ronelës janë fshirë.

“Për mendimin tim nuk ka asgjë të keqe në ato foto, nuk i konsideroj fare provocative madje EBU-ja duhet ta falendërojë Ronelën sepse ka sjellë një performancë moderne dhe të kohëve të fundit.

Është e pakuptueshme dhe diskriminuese fakti që në faqen zyrtare të Eurovision mes fotove është edhe fotoja e artistit finlandez i cili shfaqet i zhveshur. Si është e mundur që kjo nuk konsiderohet e papranueshme, ndërkohë që kemi një artiste femër e cila censurohet për shkak të performancës.”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al