Eva Murati është një ndër gazetaret sportive më me emër në vend.
Prezantuesja bukuroshe ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, por asnjëherë me skandale. Për shembull, askujt nuk do t’i shkonte në mendje që moderatorja do të konsumonte drogë.
Është e vërtetë, ajo nuk e ka provuar kurrë dhe këtë e ka konfirmuar vetë.
Eva ka ndarë në “InstaStory” një moment të shkurtër nga filmi i vitit 2000 “Requiem for a dream” me aktorët të shtruar në spital.
“Një nga filmat e mi më të preferuar dhe arsyeja pse kurrë nuk kam provuar drogë”, shkruan prezantuesja, duke theksuar dhe motivin pse nuk ka marrë asnjëherë lëndë narkotike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al