Eva Murati ka zbuluar së fundmi se nuk ka përdorur kurrë lëndë narkotike.
Moderatorja sportive publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të realizuar nga filmi i vitit 2000, të titulluar “Requiem for a dream”.
“Një nga filmat e mi të preferuar dhe arsyeja pse kurrë nuk kam provuar drogë”, shkroi ajo krahas imazhit duke zbuluar kështu një sekret nga jeta e saj.
Në muajin mars të këtij viti, Eva ishte e ftuar në një prej emisioneve më të ndjekur italian të futbollit “Tiki Taka” në “Mediaset 1”.
Bukuroshja shqiptare foli për pasionin e saj për sportin dhe mori komplimente nga moderatori i famshëm, Piero Chiambretti, jo vetëm për paraqitjen e saj, por edhe për italishten e shkëlqyer që fliste.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al