4 Maj, 2024

Evi Reçi dhe ish-banori i BBV në pritje të fëmijës së parë! Rrëfehet këngëtarja: Si e priti Kledi lajmin që do bëhet baba dhe planet e reja si familje! Ja gjinia e bebit


Evi Reçi dhe Kledi Hysa do të bëhen prindër për herë të parë. Në kopertinën e revistës “Living”, artistja ka pozuar me barkun e rrumbullakosur, duke na zbuluar më shumë rreth këtij lajmi të gëzueshëm.

evi reci kledi hysa1

Duke zbuluar edhe faktin se është në pritje të një djali, Evi tregon sesi ka ndryshuar tashmë jeta e saj. Më poshtë, po sjellim një copëz nga intervista e dhënë për “Living”.

Ku ishe kur e more vesh që kishe mbetur shtatzënë dhe cili ishte reagimi yt i parë?

Kur je gati për diçka, e pret dhe kurdo që të vijë ti nuk e sheh më si surprizë, por si një “përballje” të re jete. Në rastin tim, i kisha marrë shenjat që diçka po ndryshonte në trupin dhe humorin tim. Isha në Tiranë dhe pas disa ditësh do ikja në Austri për festat e fundvitit, aty ku jeton dhe Kledi.

Në një nga mbrëmjet tona, ia bëra të ditur lajmin me testin në duar. Reagimi i tij ka qenë epik: “Ua, si test Covidi!”. U tremb (qesh) pastaj e kuptoi për çfarë bëhej fjalë dhe sigurisht u përqafuam fort duke përjetuar të dy emocione të panjohura më parë. Unë në lot dhe ai si çdo mashkull besoj, duke e procesuar këtë ndryshim, filluam të mendojmë për përgjegjësitë që na takojnë. Tani mund të them që Kledi në këtë fazë është më i gëzuar. Unë isha nga fillimi, por duke marrë parasysh sikletet e para nuk ke kohë të mendosh gëzimet. Kjo është koha e duhur për të gëzuar familjarisht dhe publikisht.

evi reci

Cilat ishin gjërat e para që të shkuan në mendje kur e more vesh si lajm dhe me kë e ndave?

Nuk e ndava me njeri, derisa ia thashë Kledit. Sikletet e para i kalova me veten, sepse nuk i ndaj gjërat direkt deri sa t’i përvetësoj, çdolloj gjendje qoftë kjo, negative apo pozitive, siç janë edhe përzierjet dhe sikletet emocionale. Beson në besëtytni për të mos ta bërë lajmin publik menjëherë si shumë të tjerë? Më shumë se besëtytni do të thosha që ishte siguria e krijuar.

Aq më tepër kur është shtatzënia e parë, dhe ne nuk donim ta ndanim për 2-3 muajt e parë me askënd. Bënim kontrollet, por ruanim qetësinë, dhe po e shijonim veç ne të dy situatën. Nuk jam partizane e ndarjes së lajmeve shumë shpejt, si çdo gjë në jetë, i kam dhënë kohë vetes për deklaratat publike. Atë e vendos unë kur ta ndjej, ashtu siç e ndjeva ta ndaja me ju, duke qenë se jam dhe më e qetë tani.

evi reci2

Dëshiroje vajzë apo djalë dhe je e lumtur që do jesh një mam çuni?

Gjininë nuk e kemi pasur fare temë kryesore. Por, parandjenja ishte që e kishim djalë. Kledin mund ta lije deri në lindje dhe nuk donte ta dinte gjininë, nuk e kishte aspak të rëndësishme, donte vetëm shëndetin e tij të plotë dhe nuk kishte preferenca. Unë, nga ana tjetër, i thashë një mikeshës sonë, e cila na ndihmoi me analizat, ta shikonte dhe të na sillte një tortë me ngjyrën e gjinisë së bebit.

Nuk bëra asnjë festë madhështore për “gender reveal”. Ajo thjesht më solli tortën, ne e hapëm dhe zbuluam ngjyrën blu. U gëzova shumë, se e doja një çun, nuk e di pse, ndoshta prej natyrës sime. Kledi duke qeshur tha vetëm këtë: “Tani po që do më lini mënjanë, se çunat bëjnë pas mamit, të ishte gocë do ta kisha për vete’’.

evi reci1

Sa e kujdesshme je gjatë kësaj periudhe për të mbajtur një regjim ushqimor të mirë?

Në muajt e parë, nuk haja dot çfarë doja ose çfarë duhej, pasi pothuajse çdo ushqim më shkaktonte të përziera. Ndërkohë, kam qenë shumë e informuar mbi regjimin ushqimor, larg krudove, larg sushit dhe gjërave të pagatuara. Për çdo gjë që doja të konsumoja, hulumtoja më parë në ‘Google’. Nuk kam pasur nepse apo ekzagjerime. Me gjërat e kripura e kam mirë muhabetin, e jo me ëmbëlsirat (fatmirësisht).

evi reci3 evi reci4 evi reci kledi hysa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al