29 Qershor, 2021

“Fajtorë kemi qenë të dy…”- Andi Shehu flet për skandalin me Tea Trifonin, zbulon edhe çfarë do të kishte bërë ndryshe nëse do t’i jepej mundësia


Andi Shehu dhe Tea Trifoni ishin një ndër “çiftet” më të pëlqyer nga publiku. Ata dolën bashkë nga programi, madje shpërndanë edhe llokume para se të linin përfundimisht studion.

tea trifoni, andi shehu (5)

Mirëpo, pas pak javësh në rrjet qarkulluan fotot e Teas me Beart Rexhepin duke u puthur dhe aty u zbulua se Andi dhe Tea nuk kanë qenë një çift i vërtetë dhe se nuk janë përputhur me njëri-tjetrin.

melisa lleshi andi shehu, tea trifoni, beart rexhepi (6)

I ftuar dje në “Top Arena, ai u pyet se përse u sulmua më shumë Tea në krahasim me të kur të dy ishin në dijeni të situatës.

tea trifoni, andi shehu (4)

Fajtor kemi qenë të dy, pa përfshirë edhe pjesën tjetër që e kam bërë publike edhe herë të tjera. Nuk di kujt t’ia vë gishtin më përpara. Në radhe të parë ia vë vetes time normalisht që isha pjesë e gjithë asaj gjëje që u krijua. Pastaj edhe të gjithë të tjerëve me radhë që ishin qoftë edhe një shtysë sado e lehtë për të dalë në atë lloj përfundimi që më vonë u penduam”,- tha Andi.

tea trifoni, andi shehu (2)

Ndërsa, nëse do t’i jepej mundësia të ndryshonte një gjë nga rrugëtimi i tij në program, Andi tha në mënyrë të prerë: “Do të kisha dalë me Melisën”.

melisa lleshi andi shehu, tea trifoni, beart rexhepi (3)

Andi dhe Melisa tani janë një çift i konsoliduar, kanë nisur bashkëjetesën dhe për to çdo gjë po shkon shumë mirë.

andi shehu melisa lleshi (3)

Çifti konfirmoi se janë bashkë në një nga videoklipet e Melisa Lleshit, ku në fund shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin në buzë.

andi shehu, melisa lleshi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al