5 Janar, 2018

‘’Faleminderit për gjithçka më dhurove në jetë’’-Inva Mula bën dedikimin emocionues


Sopranoja me famë botërore Inva Mula ka organizuar një festë surprizë për ditëlindjen e 90-të të babait të saj Avni Mula. Miq, dashamirës dhe njerëz të artit janë mbledhur për t’i uruar festën artistit të madh. Me sytë e përlotur nga surpriza, muzikanti i shoqëruar nga e bija e cila ishte, hyri në ambientin ku do të mbahej festa, ku u prit me duartrokitje, ndërkohë që në sfond dëgjohej kënga e ditëlindjes.

‘’90 vjet muzike te mbushur me dashuri !Faleminderit bab i dashur per gjithçka ti me dhurove ne jete .’’ – shkruan sopranoja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al