1 Maj, 2021

Falsifikoi dokumentet për ta bërë të besueshme se Britney Spears ishte e çmendur! Ja si babai i këngëtares mori kontrollin e financave të saj


Babai i Britney Spears ka pohuar se këngëtarja 39-vjeçare është e çmendur.

britney

Jamie Spears, 68 vjeç, tha se vajza e tij vuante nga “dementia” për të justifikuar kontrollin që ka mbi financat e saj, raporton “Daily Mail”.

britney spears (1)

Megjithatë, fansat e këngëtares thonë se nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë ajo do ta kishte të pamundur të mësonte këngë dhe t’i këndonte ato.

britney spears (4)

Sjellja e Britney-t u përkeqësua për herë të parë në vitin 2007, kur ajo u nda nga Kevin Federline dhe humbi kujdestarinë e fëmijëve, Jayden dhe Sean.

britney spears (6)

Por, një dokumentar që do të transmetohet javën e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se disa dokumente që e tregojnë këngëtaren si të çmendur mund të jetë arsyeja pse ajo ka jetuar nën kufizime të rrepta ligjore për 12 vjet.

britney spears (2)

Për shkak të sëmundjes së tij, financat e Spears momentalisht po menaxhohen përkohësisht nga menaxheri i saj dhe jo nga i ati. Këngëtarja do të paraqitet në gjykatë më 23 qershor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al