Ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën “non grata” vetëm tre ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimin e DASH e bëri të ditur sekretari i shtetit, Antony Blinken, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”.
Kjo do të thotë që asnjë prej anëtarëve të familjes Berisha nuk mund të hyjë në SHBA. Mirëpo, partnerja e djalit të ish-kryeministrit, Armina Mevlani, nuk preket nga ky vendim.
Ditën e sotme, blogerja e njohur shqiptare realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Një ndjekëse i shkroi:
“Më vjen keq për lajmet e fundit dhe të themi, sepse jam shumë e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë”.
Ndërkohë, partnerja e Sjkëlzen Berishës shkroi:
“Tashmë kam mësuar që për arsye politike, çdo gjë mund të ndodhë. Edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj.
Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të koronavirusit). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”.
Një ditë pasi u shpall publikisht non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha paralajmëroi padi në Francë ndaj shefit të diplomacisë amerikane, Antony Blinken.
Ai u shpreh se do ta padisë atë nën akuzën e shpifjes, teksa deklaroi gjatë një konference për shtyp se asnjëherë në jetën e tij nuk kishte akuzuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al