12 Prill, 2022

“Familja dhe miqtë e mi”/ Aktori Steven Seagal feston nën shoqërinë e aleatëve të Putin, fansat shpërthejnë në kritika


Steven Seagal ka treguar vlerësime të larta për liderin rus Vladimir Putin, në mes të pushtimit të Ukrainës që nisi në shkurt, duke u thënë hapur aleatëve të tij “Unë ju dua të gjithëve”.

Aktori ka mbledhur aleatët e Putinit në festën e 70-vjetorit të tij të zhvilluar në Moskë.

Aktori i “Un Siege”, Steven ishte në një darkë të organizuar në nder të tij këtë të dielë, ku të pranishmit përfshinin prezantuesin televiziv Vladimir Soleviev dhe gazetaren Margarita Simonyan, dy rusë që janë vendosur në listën e sanksioneve të BE-së në mes të pushtimit të Ukrainës.

Në një video të shpërndarë në Twitter, Seagal, i cili më parë e quajti Putinin “një nga liderët më të mëdhenj botërorë”, mund të dëgjohet duke i quajtur të gjithë të pranishmit “familja ime dhe miqtë e mi”.

“Është bukur t’ju kem këtu me mua,” tha ai, ndërsa bënte një dolli, “Unë ju dua të gjithëve dhe ne qëndrojmë së bashku.” 

 

Videoja ka marrë mjaft reagime të ashpra nga fansat e aktorit, të cilët e quajnë atë “tradhtar” dhe e kritkojnë për mbështjen që po i jep presidentit rus.

Lavdërimi i Seagal për Putinin vjen pasi pushtimi rus në Ukrainë hyn në javën e tij të gjashtë. Në mars, Seagal i tha Fox News Digital se ai i shikon Rusinë dhe Ukrainën “si një familje” .

“Shumica prej nesh kanë miq dhe familje në Rusi dhe Ukrainë,” tha ai në atë kohë. “Unë i shikoj të dyja si një familje dhe me të vërtetë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shuma të mëdha parash për propagandë për të provokuar dy vendet që të jenë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Lutjet e mia janë që të dy vendet të arrijnë në një zgjidhje pozitive, paqësore, ku ne mund të jetojmë dhe të lulëzojmë së bashku në paqe”, tha Seagal.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al