4 Qershor, 2024

Familja e Meriton Mjekiqit pranojnë lidhjen e tij me Ilnisa Agollin? Veprimi i fundit i motrës së moderatorit zbulon çdo gjë (Foto)


Moderatori Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe diferenca në moshë nuk e ndaloi dashurinë e tyre.

Çifti e vazhduan romancën edhe pas daljes nga reality show, ndërsa gjatë intervistave kanë treguar se në planet e tyre është që të bëjnë një bebe së bashku.

Ndryshe nga familja e Ilnisës të cilët e pranuan lidhjen e saj me Meritonin, ajo e këtij të fundit u duk sikur ishte kundër kësaj historie dashurie.

As babai dhe as vëllai i Meritonit, Rinori nuk e takuan Ilnisën në vizitën që i bënë moderatorit në shtëpi, ndërsa i ati i ish-banorit tha se lidhja e të birit ishte në kuadër të lojës.

Mirëpo mesa duket tashmë familja e Meritonit e kanë pranuar lidhjen e dyshes.

Ka qenë motra e moderatorit, Agnesa e cila ka treguar çdo gjë duke i bërë Ilnisës “follow” në Instagram.

Megjithëse nuk dihet nëse vajzat kanë komunikim me njëra-tjetrën, ky veprim i Agnesës tregon se ajo e mbështet lidhjen e vëllait me gazetaren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al