Kur na ndajnë më pak se 24 orë nga dasma mbretërore, familja e Princ Harry-t vjen me një njoftim të rëndësishëm në lidhje me faktin se kush do ta shoqëroj Meghan Markle drejt altarit.
Sipas njoftimit nga familja mbretërore, shoqëruesi i nuses do të jetë Princ Charles. Ky vendim ka ardhur një ditë pasi vetë Meghan në një deklaratë për shtyp bëri të ditur se i ati, Thomas Markle, nuk do të mund ta shoqërojë atë drejt altarit për shkak të problemeve shëndetësore.
Sipas Meghan, e rëndësishme ishte që ai të rikuperohej pasi pak ditë më parë kishte pësuar një arrest kardiak dhe gjendja e tij ishte ende kritike.
Do të jetë vjehrri ai që do ta dorëzoj Dukeshën e ardhshme në altar te Princ Harry, ceremonia do të mbahet ditën e nesërme dhe do të zhvillohet në Windros, në veri të Londrës, mendohet se e gjithë dasma do të kushtojë 30 milionë sterlina dhe është dasma më e kushtueshme mbretërore e bërë deri më tani.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al