14 Maj, 2022

“Familja nuk më ka përkrahur”- Rrëfimi i Ronela Hajatit: Babai më thoshte…


Këngëtarja Ronela Hajati ka rrëfyer se familja e saj nuk e ka mbështetur në profesionin e saj si këngëtare.

E ftuar në “A live night”, në një rrëfim të sinqertë, Ronela tregoi se familja e saj nuk mendonin se do ishte muzika profesioni i saj në të ardhmen. Ajo shtoi se përpos faktit që nuk e mbështesnin, ata gëzoheshin kur merrnin fjalë të mira kur ajo performonte nëpër festivale.

“Unë jam vajzë e vetme, nuk kam as vëlla as motër. Të shtëpisë time, relativisht nuk më kanë ndjekur nga pas, derisa e zgjodha si profesion muzikën, nuk kanë qenë dashamirës së kësaj gjëje. Donin që muzika të ishte një kulturë, një plus që unë të dija, përpos profesionit që nuk e mendonin të ishte muzika. Ndaj nuk është se më kanë përkrahur shumë në investim, sepse muzika në fillim do investim derisa të njihesh, këtë nuk e kam pasur. Babi më thoshte nëse vlen do ecësh vetë, nuk më ke shumë për këtë gjënë. Por, gëzoheshin që merrnin fjalë të mira, kur dilja në festivale. Unë karrierën e kam ndërtuar nga festivalet se klipet ishin shumë të shtrenjta. Nisa live dhe pagesat ishin shumë të ulta”, tregoi Ronela.

Ronela ka folur gjithashtu për fëmijërinë e saj dhe lidhjen me familjen e sidomos me të atin.  

“Absolutisht që do përplasesh, do vritesh, do të të thyhet zemra aq herë sa do ta lësh këtë gjë një mijë herë, por nuk duhet të heqësh dorë. Nëse arrin deri në atë pikë që ti je koshiente që vlen, nuk duhet të heqësh dorë. Fillon bëhesh e zonja vetes, ia di gabimet vetes edhe duke ia ditur gabimet vetes mund t’i rregullosh, mund t’i ndreqësh. Mendoj se në shoëbiz po mos të jesh me këmbë në tokë je i mbaruar…

Po të shohësh ditëlindjen time të katërt është një kukull e stisur sepse mami më vishte fustane me xixa, por gjunjët i kisha copë. Kuptohet që unë nuk isha asnjëherë me dëshirën time goca me fustane me xixa, kam qenë fëmijë shumë i lëvizur. Por po ta shohësh atë ditëlindje unë jam gjatë gjithë kohës duke kënduar. Koncerte recital, isha aq e lumtur, mami më nxiste. Filloi kënga e Michael Jackson dhe i imitoja lëvizjet… Kam lindur me muzikë dhe nuk kisha ndonjë ditë vendimtare, thjesht nuk e mendoja jetën pa muzikë, pa të kërcyer. Jeta më ka ndjekur me muzikë,” u shpreh Ronela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al