25 Prill, 2022

“Familje”/ Stresi i bën kërkesën publike Noizyt, reperi habit me përgjigjen e tij


Dy reperët e njohur shqiptarë Stresi dhe Noizy i kanë dhënë fund armiqësisë disa-vjeçare mes tyre. Reperët, të cilët kanë qenë miq me njëri-tjetrin, u kthyen në armiq të përbetuar. Por pak kohë dyshja i kanë sheshuar konfliktet mes tyre dhe tashmë kanë raporte të mira.

Kjo gjë duket edhe në rrjetet e tyre sociale, ku ata e ndjekin njëri-tjetrin, madje së fundmi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka lënë një koment në një nga postimet e Noizyt.

Noizy bëri një postim në llogarinë e tij personale në Instagram për linjën e tij të veshjeve ku Stresi i kërkoi një kostum dhuratë.

“Si s’na e dhatë 1 kostum dhuratë”, shkruan Stresi në seksionin e komenteve.

Ndërkohë nuk ka munguar as përgjigja e Rigels Rajkut, ose siç njihet si Noizy, i cili e ka quajtur Stresin “familje.”

“I pari sa të dalë collection fam”, shkruan Noizy në përgjigjen e tij.

 

 

Ndjekësit dhe fansat e reperave kanë reaguar menjëherë duke bërë like komentet e tyre. Kujtojmë se Stresi dhe Noizy u shfaqën në një video LIVE së bashku në Instagram, ku zhvilluan një bisedë shumë miqësore, duke pyetur njëri-tjetrin edhe për familjet e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit, Stresi u shpreh se kohët kur dy reperat kanë pasur keqkuptime e zënka, por tashmë “kanë ikur”.

Madje, ai mbështeteti për herë të parë publikisht ish-kundërshtarin e tij në muzikë. Reperi publikoi një foto të profilit të Noizy-t në TikTok, ku ky i fundit po promovonte një event.

Raportet mes dy reperëve kanë qenë në pika mjaft kritike në momente të caktuara, ku nuk kanë munguar as “disset” kundrejt njëri-tjetrit me sharje e fyerje banale. Armiqësia mes Stresit dhe Noizyt ka pasur si shkak konkurrencën, por edhe pak stilin e kopjuar të sherreve të bujshme mes reperëve të huaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al