9 Mars, 2022

Fansat e Donaldit ‘sulmojnë’ Einxhel, moderatorja detyrohet të sqarojë deklaratën e saj


“Nëse unë do të kisha vepruar si Donaldi, nëse do të kisha patur një marrëdhënie jashtë, do kisha takuar një ish-të dashur aty, pastaj do kisha njohur dikë tjetër, do isha dashuruar e do e kisha lënë, jam kurioze çfarë mendimi do të kishin njerëzit?!”- ishte një nga deklaratat e Einxhel në “Wake Up” që duket se nuk u prit shumë mirë nga fansat e aktorit.

Në rrjetet sociale duket se ata kanë sulmuar Einxhel, duke i dërguar komente dhe mesazhe pa fund, çfarë ka sjellë një tjetër reagim të sajin. Gazetarja ka shkruar se nuk ishte duke gjykuar askënd, duke sqaruar edhe njëherë kontekstin e dekalratës së saj.

Statusi i Einxhel

“ Për të qeshur fakti që ca njerëz mirë që s’din të lexojnë por as nuk kuptojnë kur flet dhe thjesht replikojnë si të verbër prej bindjeve të tyre absurde!!

Ku mbeti llogjika?

Ehh!! Ishin kohë të arta kur egzistonte dhe ajo mes nesh…

Unë nuk gjykoj askënd si e bën jetën e vet,s’e kam bër kurrë… përkundrazi

Ne mund të bëjmë të njejtën gjë, por jam un gjithmonë ajo që e bën gabim, apo jo?.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al