3 Tetor, 2024

Fansat i kërkojnë Luizit t’i rikthehet muzikës së dikurshme ! Ish-banori BBV sqaron arsyen: Kam Lunën për të rritur, dua të ushqehem


Këngëtari i njohur Luiz Ejlli, së fundmi ka sqaruar ndjekësit me anë të një postimi në Instagram për arsyen se përse nuk po merr pjesë në asnjë kompeticion muzikor.

Teksa ka postuar një cover të këngës “Jon” të Ardit Gjebreas, Luizi ka shkruar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij ushqehen dhe mbajnë familjet nga puna që bëjnë, e për këtë shkak, në shumicën e rasteve janë të detyruar të publikojnë projekte që pëlqehen nga pjesa më e madhe e njerëzve.

Luiz, të lutem merr pjesë ne festivale… Kur 90% e njerëzve të klikojnë dhe t’i bëjnë share këngëve të këtij lloji, të mbajnë frymën kur e dëgjojnë, kur në clube të jenë kryefjala e mbrëmjes, kur të arrijnë miliona klikime, kur ta kalojnë nr e klikimeve të këngëve si psh ‘Të ka lali shpirt’, apo ‘Sarile’ etj, atëhere unë dhe bashkëpunëtorët e mi do ju japim pafund këngë të tilla!

Ish-banori i BBVnë njëfarë meënyre ka nënkuptuar se këngët e tij të fundit edhe pse nuk janë pëlqyer shumë përsëri janë bërë hite në klubet Shqiptare.

Por siç dua dhe siç e kam për detyrë të kujdesem për Lunën, edhe bashkëpunëtorët e mi kanë “Lunat” e tyre… Prandaj jemi të “detyruar” pikërisht nga zgjedhjet dhe preferencat e shumicës së konsiderueshme që ti japim atë që dëshirojnë dhe që në darkë na paguan dhe na ushqen”, shkruan Ejlli.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al