Klaudia Pepa është bërë një objekt sulmesh pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Albi Nako si dhe për shkak të publikimeve të saj tepër provokuese.
Nëse i hedh një sy Instagramit të balerinës së njohur, që bëri krenar gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin me talentine saj në talent-shown italian ‘Amici’, pamjet të lënë pa frymë.
Trup perfekt dhe poza mjaft provokuese dhe krah tyre një ‘tufë’ komentuesish që shqetësohen se pse ajo e cilësoi ish burrin e saj ‘vëlla të madh’.
Deklarata e saj ndaj Albit duket se është bërë shqetësimi më i madh i një pjese të mirë të shqiptarëve.-shkruan Express.
Ofendime pafund dhe akuza pa vend kanë pushtuar dhe një herë fotot e Klaudia Pepës. Këtë herë ka reaguar dhe nëna e balerinës shqiptare e cila ka mbrojtur vajzën.
‘Guxim i madh ti thuash dikujt ” turp te kesh” apo jo? Ruaj porten e truve se te esht hapur e mos mbetesh pa gje per vete. Çfar ka bere moj e mencura e shqiperise? Ti edhe ca si ty nuk perfaqesoni SHQIPERINE o…… po si mendoni ju kjo vajze nuk ka shpirt, gjak e ndjenja si ju? Apo sju intereson shum mjaft te ofendoni dhe ja keni arritur qellimit qe keni ne shpirt. Zbukurojeni shpirtin tuaj jo duke ofenduar po me gjera te bukra. 1 % si KLAUDIA te jesh…..Beji ndonje nder vetes e mos i qaj hallin asaj qe respektohet dhe vlersohet nga njerez me nivel te larte kulturor, artistik e njerezor.’ -kanë qënë komentet e saj ndaj njerëzve që fshihen pas profileve të Instagramit dhe nuk kanë asnjë gjë më të mirë për të bërë se të ofendojnë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al