8 Dhjetor, 2017

Fansi i bën premtimin e ”çmendur” Renis Gjokës: Kur të bëhem i pasur…


Këngëtari Renis Gjoka i ftuar mëngjesin e sotëm në #thuajemepepsi ka folur edhe më shumë për karrierën  e tij dhe angazhimin në  “The Voice Kids”.

Një telefonatë që nisi si pjesë e lojës mori ,formën e një premtimi për Renis Gjokën nga një fans i zjarrtë i tij, i cili çuditërisht quhej Renis.

Fansi fillimisht i ka kujtuar këngëtarit të gjitha herët kur janë takuar madje edhe përshëndetjet për ditëlindje ‘nga Renisi për Renisin’ që datojnë që nga viti 2015. Duke marrë pjesë edhe në temën e ditës, fansi ka treguar me humor se nëse do t’i jepej mundësia të jetonte një ditë jetën e një personazhi të famshëm ai do të ishte Dan Bilzerian, për të harxhuar të gjitha paratë që ky i fundit ka fituar në Poker.

Ai gjithashtu i premtoi Renis Gjokës se kur t’i realizojë ëndrrat e tij për tu bërë i pasur do ta ftojë këngëtarin në çdo ditëlindje dhe festa të ndryshme për të kënduar madje edhe për të shëtitur me makinat e tij të shtrenjta. “Do të të vij në shtëpi dhe do të këndoj në aneks vetëm për ty”– i është përgjigjur me shumë humor Renisi fansit duke i kërkuar që të mos i harrojë këto premtime pasi në fund të fundit ato janë dokumentuar në #thuajemepesi./Top Radio/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al