Kanë kaluar tre vite që kur i vodhi një puthje Princ Harry-t, e mesa duket fansja e saj besnike Victoria McRae nuk do të ndalet. Ajo është rikthyer në Windsor me shpresë se këtë herë do të mund të rrëmbejë zemrën e tij.
E veshur me fustan të bardhë, australiania iu bashkua turmës para Kështjellës mbretërore duke mbajtur një pankartë në dorë ku shkruante “Nuk është ende vonë”.
Gjithashtu Victoria është shprehur se do t’i japë mundësinë në ditën e tij të dasmës. “Thjesht po e kujtoj sot në qetësi që nëse ndryshon mendje, jam gati të martohem me të, jam e veshur me fustan nuseje, nuk është ende vonë,” u shpreh adhuruesja “e çmendur” për “This Morning”.
Ndërkohë kujtojmë se McRae u takua me Princ Harry-n në vitin 2015 jashtë Shtëpisë së Operas në Sidnei ku i propozoi për martesë. Në atë kohë ai i tha se do t’i kthente përgjigje më vonë, e më pas ai i vodhi edhe puthjen në buzë.
Një vit më vonë ajo tentoi ta takonte Princin sërish teksa ai ishte në Australi, por për shkak të motit të keq nuk arriti t’i afrohej.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al