Teksa Rike Roçi, Erjola Doçi dhe Vesa po bisedonin me njëra-tjetrën, kjo e fundit u shpreh se Fation Kuqari mund të ketë një pëlqim për modelen.
Ndonëse gjatë qëndrimit në “BBVIP” ata janë parë shumë të afërt, Rike tregoi se nuk e ka shikuar kurrë me atë sy, megjthëse duke menduar u shpreh: “Prandaj më thotë ti më lëndon kur e ke këtë mendim. Unë i them ‘çfarë të thashë o njeri’?”
Erjola dhe Vesa nuk dinë se si ta këshillojnë mikën e tyre, ndonëse e njohin nga jashtë Fationin.
Pjesë nga biseda:
Rike: Se kam parë asnjëherë me sy tjetër
Vesa: Mu kanë aktivizuar disa gjëra tani që po e analizoj
Rike: Prandaj më thotë ti më lëndon kur e ke këtë mendim. Unë i them ‘çfarë të thashë o njeri’?
Vesa: Çfarë do të bësh tani?
Erjola: Unë e njoh shumë nga jashtë por nuk jap dot një mendim, nuk e di se çfarë të them
Vesa: As unë se nuk është asgjë e sigurtë, është thjeshtë mendimi im. Janë thjeshtë mendime o Rike, sepse se dimë
Rike: Jo të betohem se di
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al