23 Dhjetor, 2017

Fatmira Hajdari surprizon me veshjen e saj te takimi me Presidentin


Java që lam pas  ka qenë e ngarkuar me aktivitete të ndryshme, pasi dhjetori ka disa festa, si ajo e krijimit të Partisë Demokratike, greva e studentëve, dita e Rinisë etj. Me këtë rast, edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka organizuar disa pritje me personalitete nga fusha të ndryshme, si dhe me protagonistë të këtyre ngjarjeve. Nuk kishte se si të mungonte bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari, i cili është shpallur “Dëshmor i Demokracisë”.

Fatmira Hajdari ka një karrierë të gjatë dhe të sukesshme në sistemin e drejtësisë, ndërkohë që njihet edhe si një zonjë që i pëlqen të kujdeset për pamjen e jashtme. Ajo gjithmonë shfaqet në publik me krehje të veçanta dhe me veshje të bukura. Edhe në takimin me Presidentin, kishte zgjedhur një krehje vajzërore, ndërkohë që fustani ngjyrë qielli ishte mjaft i hapur nga pas duke i treguar një pjesë të mirë të shpinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al