22 Dhjetor, 2017

Fejohen Klea Huta dhe Elgit Doda…? Aktorja sqaron të vërtetën


Një foto e publikuar pak muaj më parë radhazi si në profilin e Klea Hutës dhe të Elgit Dodës konfirmoi më në fund ekzistencën e raportit të dashurisë mes tyre. Por pak kohë pas publikimit të kësaj fotografie, një tjetër foto me unazë e publikuar në faqen e Klea Hutës ngriti dyshimet se ajo kishte marr propozimin nga Elgiti.

Por e ftuar këtë natë në natën e dytë të Festivalit të fundvitit në RTSH , e pyetur nga moderatori Krasta ajo është përgjigjur se atë dhuratë ia ka bërë familja e saj për ditëlindje dhe jo Elgiti. ‘’Për mua ajo çka është mes dy njerëzve është më shumë sesa një unazë. Mua më pëlqejnë unazat, por vetëm si aksesor.’’- u shpreh ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al