18 Mars, 2022

Fejohet çifti i njohur i Hollivudit, detaji që konfrimoi gjithçka


Ylli i filmit “Marvel”, Tom Hiddleston dhe aktorja Zawe Ashton janë zyrtarisht të fejuar.

Çifti ndezën thashethemet e fejesës gjatë paraqitjes së tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA), këtë të dielë.

Hiddleston dukej mjaft elegant me një smoking të zi por vëmendjen e mori Ashton, e cila kishte aksesuar fustanin e saj rozë me një unazë ovale diamanti në gishtin e saj të martesës.

Lajmi i fejesës vjen tre vjet pasi Hiddleston dhe Ashton luajtën rolin e një çifti të martuar në ringjalljen e Broadëay-t 2019 të shfaqjes “Betrayal.”

Hiddleston, i cili ishte i famshëm në lidhje me superyllin e popit, Taylor Swift, zbuloi më parë se ai preferon t’i mbajë marrëdhëniet e tij romantike të ndara nga jeta e tij si personazh publik, duke i thënë gazetës britanike Telegraph në 2017: “Të gjithë kanë të drejtë për një jetë private”.

Ai shtoi: “Unë e dua atë që bëj dhe i përkushtohem me impenjim absolut për të bërë art të madh dhe argëtim të madh, dhe në mendjen time nuk i kundërshtoj të dyja. Puna ime është në sferën publike dhe kam një jetë private dhe këto dy gjëra janë të ndara.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al