27 Dhjetor, 2024

Fejohet Dua Lipa! Si këngëtarja shqiptare mori propozimin për martesë natën e Krishtlindjeve


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se do ta presë ndryshe vitin 2025 pasi thuhet se është fejuar me të dashurin e saj Callum Turner.

Sipas mediave të huaja dyshja janë fejuar në fshehtësi natën e Krishtlindjeve, kur Turner i ka propozuar këngëtares duke u ulur në gjunjë.

Një burim i afërt i çiftit ka thënë se: “ Dua dhe Callum janë kaq të dashuruar dhe e dinë se kjo do të zgjasë përgjithmonë. Ata u fejuan dhe nuk mund të jenë më të lumtur se kaq.”

Ndër të tjera burimi shtoi se ky ka qenë një vit mjaft i suksesshëm për Duan, dhe kjo ngjarje e fundit shënon mbylljen më të mirë të vitit.

Dua ka pasur një nga vitet më të mira të karrierës së saj në aspektin profesional dhe kjo është qershia mbi tortë,” tha ai ndërsa shtoi se: “Callum është një mbështetje kaq e fortë për Duan dhe ata janë një çift i mrekullueshëm. Familja dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur. Kanë qenë një Krishtlindje e mrekullueshme për ta.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al