Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, ka folur si rrallë herë për ardhjen në jetë të dy fëmijëve të saj, për të cilët dhe është përfolur shumë. Ajo është nënë e një djali të quajtur Alaron dhe një vajze të quajtur Luna Ea.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Aurela ka thyer heshtjen lidhur me komentet se fëmijët e saj kanë ardhur të jetë nga një nënë surrogate.
Moderatorët janë shprehur se shumë modele shikojnë fillimisht më shumë karrierën se të pasurit një fëmijë, për shkak të ruajtjes së linjave të tyre, madje një pjesë kanë zgjedhur dhe nëna surrogate.
Teksa ata e kanë pyetur Aurelën nëse ajo ka menduar të sjellë fëmijët saj në jetë në këtë mënyrë, ajo ka lënë të kuptohet se nuk ka menduar të veprojë kështu.
Modelja është shprehur se të gjithë e mendojnë që dy fëmijët e saj nuk i ka lindur ajo, por ka refuzuar të flas për këtë temë.
“Të gjithë e mendojnë që dy bebat e mi nuk i kam bërë unë. Unë për këtë nuk dua të flas shumë sepse për një gjë që ti nuk ke shumë informacion, nuk dua dhe të keqkuptohem apo të them diçka…”, tha ajo.
Ndër të tjera ajo tha se në fillim mërzitej me komentet ndaj saj, ndërsa shtoi se nuk paragjykon as ata që bëjnë këtë zgjedhje.
”E kam shumë të dëgjuar këtë sepse më vijnë komente pafund. Në fillim mërzitesha shumë të them të vërtetën sepse më akuzonin. Të gjithë e mendojnë që dy bebat e mi nuk i kam bërë unë. Unë për këtë nuk dua të flas shumë sepse për një gjë që ti nuk ke shumë informacion, nuk dua dhe të keqkuptohem apo të them diçka…
Por personalisht unë u mërzita. Nuk i paragjykoj ato që bëjnë këtë zgjedhje, por kur ti bëhesh mama dhe të vijnë komente të tilla realisht ndihesh keq. Unë jam akoma shumë e ndjeshme”, tha modelja.