Moderatorja Roza Lati ka rrëfyer momentet traumatike pasi babai të saj iu shfaq tumori në tru. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e tjerë, Roza ka treguar se sëmundja e bëri të atin agresiv.
“Kur kam qenë e vogël, 6-7 vjeçe, nuk punonte pulti e mori dhe e theu”, tha ajo.
Ndërsa shtoi se ka dëshirë të bëhet nënë, por jo ta rrisë fëmijën e vetme. Roza theksoi se Rita Lati është munduar të jetë nënë dhe baba për të, por theksoi se figura e babait është e rëndësishme për fëmijën.
“Dua të bëj një bebe, por jo ta rris vetëm, siç më ka rritur nëna mua. Ishte fatkeqësi e nënës sime sepse babai im ka pasur probleme të tjera.
Babi im ka pasur shumë dashuri për nënën time, im atë e ka adhuruar Ritën.
Babi im ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Tumori në kokë e ka bërë agresiv. Shkaku i parë nisi kur kam qenë e vogël isha 6-7 vjeçe, nuk punonte pulti e mori dhe e theu.
Isha aty e pashë, mungesa e familjes sado që mami është munduar të ma plotësojë, figura e babait është e rëndësishme. E kam tip traume, të kem një bebe është qëllimi i jetës sime”, u shpreh Roza Lati.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al