29 Mars, 2017

Fëmijës i ngec dora në derën e urbanit: Shoferi nuk ndalonte se ajo ishte rome


Një qytetar nga Tirana ka denoncuar aksidentin e një vajze të vogël në dyert e urbanit të linjës Uzina Dinamo-Sharrë. 44554878778

“Kësaj vajzës së vogël ia kapi dorën dera e urbanit dhe po përpiqej me gjithë forcë ta hiqte dhe ndërkohë shoferi i autobusit nuk po ndalonte për vetë faktin se ajo ishte e komunitetit rom. Çfarë diskriminimi dhe një gjest aspak njerëzor, më vjen shumë keq për këtë shtresë të shoqërisë që shihet me përçmim gjithandej.
Shoferi i kësaj linje, Uzina Dinamo-Sharrë, thoshte Hë mo se kështu janë këta gabelë të pakujdesshëm dhe e hapi derën pas disa momentesh, por fatmirësisht fëmijës nuk i ndodhi gjë se dyert ishin me gominë. Ama, nuk dua ta mendoj se ç’do ndodhte nëse dyert do ishin vetëm nga hekuri”, përfundoi qytetari.” /Joq/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al