13 Shkurt, 2022

Fëmijët e Kim Kardashian stilohen nga motra e saj e madhe North West, për kopertinën e revistës “Vouge”


Vajza 8-vjeçare e Kanye West dhe Kim Kardashian  duket se prej kohësh tashmë është e interesuar për modën dhe bukurinë, pasi është parë në kopertina revistash, ka pozuar në fushata apo ka ecur në pasarela të ndryshme.North West u shfaq së bashku me vëllezërit e motrat e saj – Saint, Chicago dhe Psalm, në faqet e numrit të revistës së muajit mars ‘Vogue’ , bashkë me mamanë e tyre Kim , duke luajtur basketboll në shtëpinë e familjes ‘Hidden Hills’.

Jo vetëm që ajo pozoi për revistën, por North gjithashtu stiloi të gjithë vëllezërit dhe motrat e saj për fotoshooting. Kjo gjë është bërë e ditur dhe në vetë tekstin e kopertinës.

Ndërsa North e mbajti veshjen e saj relativisht të thjeshtë me një bluzë të bardhë, xhinse të gjera, atlete neoni dhe një varse me emrin e saj, ajo zgjodhi një bluzë Kawasaki jeshile neoni me pantallona vjollcë dhe Yeezy Foamrunners për Saint. Më i vogli, Psalm është shfaqur një bluzë blu dhe pantallona kaki dhe ndërsa Chicago ka veshur vishte çizme kauboj ngjyrë rozë dhe një bluze të ‘Chicago Bears’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al