Mjeshtri i pikturës, projektuesi grafik dhe skulptori Pablo Pikaso konsiderohet si njëri nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX me plot 15 mijë vepra të krijuara nga ai. Piktura, vizatime, punime në grafik, plastikë dhe qeramikë, të cilat sot në të gjithë botën janë ndër veprat më të pëlqyera dhe të vlerësuara.
Përtej artit dhe kontributit të tij ai ka pasur një jetë të çuditshme personale, sidomos në lidhje me vajzat për të cilat thuhet se shkuan drejt vetëvrasjes ose janë çmendur etj. Kështu pjesa më e madhe e femrave që dashuruan Pikason, patën një fund tragjik. Mari Terezë Uollter vari veten, Zhaklinë Roke u zhduk, Olga Shoshlova dhe Dora Mar u çmendën.
Por, ishte edhe një grua e cila e braktisi atë. Bëhet fjalë për Françoise Gilot, kritike arti e njohur, e cila në një intervistë për mediat franceze të kohës teksa pyetej për Pikason u shpreh: . “E dini ç’më ka thënë njëherë Picaso? “Ti nuk do të jetosh më gjatë se unë”. Ajo mendon se nëse ai do të ishte ende gjallë, do ti thoshte se ti jeton sepse s’të kam bërë të vuash.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al