4 Dhjetor, 2017

Fenomeni i rrallë natyrorë, ylberi qëndroi plot 9 orë pa u zhdukur


Ylberi ka një pamje të mahnitshme, por gjithmonë është një fenomen natyror që zgjat pak, shpeshherë disa sekonda apo pak minuta, por ajo që ka ndodhur në KInë është vërtetë një rast i radhë dhe i çuditshëm.  Një ylberi i shfaqur në malet e Taipeit ka zgjatur jo pak, por plot 9 orë.

“Ishte i mahnitshëm. Dukej si një dhuratë nga qielli, kaq e rrallë”, tha Chou Kun-hsuan, një profesor në Departamentin e Shkencave Atmosferike, i cili së bashku me një staf studentësh e morën në studim fenomenin e rrallë. Vëzhgimet, fotografitë dhe videot e tyre treguan se ylberi zgjati nga ora 06:57 deri në 15:55 – pra plot tetë orë dhe 58 minuta. Nëse konfirmohet, ky ylber do të thyejë rekordin e mëparshëm për ylberin më të gjatë, në Wetherby në Yorkshire, Angli, më 14 mars 1994 që zgjati 6 orë. Departamenti po mbledh të gjitha provat për të aplikuar për rekordin e Guinness.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al