Reperi i njohur kosovar, Fero ka thyer rregullat e qarkullimit rrugor, duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara.
Reperi ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet duke ecur me shpejtësi deri në 230 km/h.
“Për çfarë janë bërë rregullat”, ka shkruar ai në mbishkrimi e videos.
Fero njihet për thyerje të ligjeve dhe ka rënë disa herë në prangat e policisë.
Së fundmi, u arrestua nën akuzën se kishte qëlluar me armë zjarri nga makina e tij dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu është vendosur në pranga në korrik të vitit të kaluar pas publikimit të pamjeve ku ai dhunon në mes të rrugës barbarisht një person.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al