3 Mars, 2021

“Fero po bëhet baba… po ti?- Ja ç’përgjigje i dha Stresi ndjekësit në rrjete sociale


Prej disa muajsh Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, po qëndron në arrati për shkak se kërkohet nga policia për pjesëmarrje në protestat për vrasjen e Klodian Rashës.

stresi (2)

Megjithatë, reperi gjen gjithmonë kohë për ndjekësit e tij në rrjete sociale.

stresi1

Së fundmi, ai ka realizuar një bisedë virtuale dhe një ndër pyetjet që iu drejtua ishte: “Fero po bëhet baba… e ti kur po bëhesh?

stresi (3)

Ndërkohë, pasi e publikoi këtë pyetje në Instastory, krahas saj Stresi shkroi: “Zoti i madh e di kur e ka shkruar ai”.

Reperi është në një lidhje dashurie me Keisin, e cila jeton dhe punon në Kanada.

roza lati, stresi, keisi (4)

Dyshja është përfolur shpesh për ndarje, por asnjëri prej tyre nuk i ka konfirmuar këto zëra.

Ndërkohë, rreth një javë më parë, Stresi paralajmëroi se do të kthehet në lagjen e tij në verë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al