16 Mars, 2022

“Ferrari im nuk kalon këtu”/Këngëtari i njohur merr lopatën dhe mbyll gropat në rrugë


Këngëtari i njohur britanik, Sir Rod Stewart teksa po shkonte në rezidencën e tij vendosi që të riparonte një rrugë të prishur që lidhte qendrën me shtëpinë.

Në disa video që ai ka publikuar në profilin e tij zyrtar, 77-vjeçari shihet më një lopatë dhe një jelek teksa riparonte rrugën e dëmtuar.

“Një ambulancë ka çarë një gomë pak ditë më parë. Për të mos përmendur që Ferrari im thjesht nuk mund të kalojë këtu. Unë po e rregulloj sepse askush tjetër s’e ka marrë mundimin ta bëjë.”, tha këngëtari.

Videot janë bërë virale në rrjet teksa fansat e tij e kanë komentuar pozitivisht veprimin e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al