Zakonisht gjatë fundjavave, rrugët e qyteteve më të mëdha të Britanisë së Madhe gumëzhijnë nga të rinjtë që kanë dalë për të festuar. E kur ka festa zyrtare që shtohet një ditë më shumë pushim, ata e teprojnë akoma më shumë me pijet.
E britanikët janë të njohur për festat e shthurura e të tepruara me alkool e lëndë narkotike. E pa dyshim që e gjithë kjo krijon në rrugë edhe një pamje jo edhe aq të bukur për të rinjtë britanikë.
Djem e vajza të shtrirë në mes të rrugës, zënka të ndryshme dhe veprime të tjera që të gjithë ata do të mendoheshin dy herë për t’i kryer nëse do të ishin esëll. Këto janë pamje në disa prej rrugëve të qyteteve kryesore të Britanisë.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al