30 Nëntor, 2020

Festat po afrojnë dhe Miriam Cani e Alban Skënderaj sjellin kartolinën më të bukur familjare  


Teksa festat e fundvitit po afrojnë, të gjithë kanë filluar të përfshihen në atmosferë duke dekoruar shtëpitë e tyre.

Dhe çifti i famshëm, Miriam Cani e Alban Skënderaj ndanë me ndjekësit kartolinën më të bukur familjare teksa duket më të plotësuar se kurrë.

Çifti realizuan video pranë pemës së Krishtlindjeve, së bashku me fëmijët e tyre, Ameli dhe Duam ku përqafojnë, puthin dhe përkëdhelin njëri-tjetrin.

 “Festat po afrojnë dhe midis kësaj atmosfere të bukur kemi dëshirë që në këto kohë të vështira të ndajmë me ju sa më shumë pozitivitet ❤️”- shkroi Miriam Cani, krahas pamjeve.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al