4 Tetor, 2017

Festë brenda shtëpisë së Sadije Berishës, ja si i kalojnë mbrëmjet


Ish gruaja e djalit të ish kryeministrit Berisha është aktive në rrjetet sociale ku poston shpeshherë foto nga përditshmëria e saj, si edhe aktivitetet me fëmijët.

Në një foto të postuar ditën e sotme, ajo tregon disa momente të këndshme brenda shtëpisë, ku fëmijët kanë veshur përparësen të gatuajnë, në prani edhe të tezes së tyre.

Atmosfera duket shumë interesante dhe mbi të gjitha fëmijët janë duke e shijuar shumë momentin .

Në fakt sikundër shkruhet edhe në diçiturën e fotografive, sot në Suedi festohet një festë traditë vendase e njohur me emrin ‘Festa e ëmbëlsirave’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al