10 Nëntor, 2017

Festë në familjen Fejzullahu, kjo është arsyeja


Sot është ditë feste në familjen e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu. Kjo për faktin pasi që vajza e tij Era sot feston ditëlindjen e saj të katërt. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ermali përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram ku ka postua një fotografi të vajzës së tij.

“Urime ditelindjen princesha e babit #Era #4”, kishte shkruar Ermali.

Për ditëlindjen e vajzës, Ermalit nuk i munguan as urimet e shumta.

“Urime edhe 100 tjera”, “Urime per bukuroshen”,“100 vite bukuroshe”, “Urime per bukuroshen e vogël”, ishin vetëm disa nga urimet e shumta që i kanë bërë fansat Ermalit, shkruan Express.Përveç Erës, Ermali e Ariana kanë edhe dy fëmijë të tjerë, Artin dhe Bunën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al