Penelope Cruz dukej më elegante se kurrë, duke kaluar në tapetin e kuq në Darkën e Artistëve të Festivalit të Filmit Tribeca, organizuar nga Chanel, në New Jork.
Ylli 48 vjeçar, tregoi krahët e saj të tonifikuar me fustanin në ngjyrë të ndezur rozë, të cilin e kishte aksesuar me një çantë të së njëjtës ngjyrë Chanel. Aktorja u shfaq me flokët në formë onde të lehta, ndërsa kishte një grim krejtësisht natyral.
Darka vjetore e mbushur me njerëz të famshëm bashkon shumë artistë, të cilët janë pretendetë për të fituar çmime në festivalin e themeluar nga Robert De Niro dhe Jane Rosenthal.
Disa nga yjet që morën pjesë:
Në event ishte e pranishme edhe aktorja Kyra Sedgwick, e cila dukej elegante si gjithmonë me një xhaketë të zezë Chanel dhe pantallona mëndafshi.
Aktorja Zosia Mamet, vazhdoi me temën e zezë, e veshur me një xhaketë të kësaj ngjyre dhe një çantë blu me model lëkure krokodili.
Ikona e Hollivudit, Andie MacDowell, veshi një bluzë të zezë me dantella dhe pantallona të zeza me taka sandale dhe majë të hapura.
Aktorja franceze Rebecca Dayan, zgjodhi ngjyrat në tapetin e kuq, e veshur me një xhaketë vjollcë të prerë që tregonte mesin e saj të zbukuruar, së bashku me një fund të gjatë deri në dysheme. Ajo e bashkoi look-un me një rrip elegant Chanel me zinxhir bardh e zi dhe taka të larta të zeza.
Këngëtarja Lily Allen, veshi një bluzë të zezë me jakë të lartë, pa reçipeta. Ajo e kombinoi pamjen e zjarrtë me një fund të zi prej kadifeje dhe çantë të ngjashme.
Ylli i “Stranger Things”, Sadie Sink mahniti me një xhaketë sportive tweed, të cilën e kombinoi me një fund që tregonte këmbët e saj të gjata.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al