23 Maj, 2022

Festivali i Filmit në Kanë: Kush janë yjet që “pushtuan” tapetin e kuq


Emily Ratajkowski , Sharon Stone, Kristen Stewart dhe Maggie Gyllenhaal kanë magjepsur me pamjen e tyre teksa ndoqën shfaqjen e ‘Crimes Of The Future’ gjatë Festivalit të 75-të të  Filmit në Kanë, i cili po mbahet në ‘Palais des Festivals’ në Francë. 

Influencuerja, 30 vjeçare, shkëlqeu me një fustan të tejdukshëm vezullues, me një të çarë në pjesën e pasme. Veshjen ajo e kombinoi me një rrip të zi.

Emily dukej shkëlqyese teksa kishte një grim të përsosur në bronz, i cili i theksonte tiparet e saj natyrale, ndërsa flokët e saj brune ishin stiluar në kaçurrela të lirshme.

Ndërkohë, Sharon u shfaq me një fustan të gjelbër me stampa kafshësh që binte në sy nga Dolce & Gabbana me një të çarë deri në kofshë që tregonte këmbët e saj të tonifikuara.

Aktorja 64 vjeçarje, e kombinoi fustanin me një palë taka jeshile me shkëlqim, ndërsa e aksesoi të gjithë veshjen me një palë vathë argjendi verbues.

Kristen Stewart tregoi edhe një herë stilin e saj të guximshmë në këtë event, pasi u shfaq e veshur me një fund të bardhë me një hark të madh në pjesën e përparme, ndërsa zbuloi mesin e saj të tonifikuar. Ajo e kombinoi fundin madhështor me një bluzë me mëngë të gjata nga Chanel SS22 Couture.

Aktorja 32 vjeçare e rriti gjatësinë e saj me një palë taka të zeza, ndërsa i kishte stiluar aflokët e saj të arta në formë bishti dhe kishte theksuar syrin e saj me një make-up ‘smokey.’

44-vjeçarja Maggie dukej mishërimi i elegancës e veshur me një fustan të zi.

Crimes Of The Future shënon rikthimin e shumëpritur të autorit kanadez David Cronenberg, ndërsa ai e xhiroi të gjithë filmin në Greqi.  Ai po konkurron për Palmën e Artë këtë vit, duke e bërë atë një nga pesë filmat atje me një interes të konsiderueshëm grek.

Pasi Festivali i Filmit në Kanë u anulua plotësisht në 2020 dhe u mbajt nën protokolle të rrepta shëndetësore në 2021, tapeti i kuq u kthye me gjithë shkëlqimin e tij të martën mbrëma për Ceremoninë e Hapjes.

Filmi i zgjedhur për të hapur festivalin ishte Final Cut, një letër dashurie komedi për filmat dhe filmat me zombie të listës Z nga ekipi që qëndron pas çmimit The Artist.

Është vendosur të ketë një sërë yjesh të TikTok që do të dalin në tapetin e kuq këtë vit pasi organizatorët kërkuan të rifreskojnë imazhin e tyre duke u partnerizuar me platformën e transmetimit të videove, e cila po sponsorizon një çmim për filmat e shkurtër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al