Pas një pauze shumë të gjatë nga garat muzikore Manjola Nallbani mori vendimin për tu rikthyer në Festivalin e 56-të të këngës në RTSH . “Duhet të vijë momenti që është kënga e duhur. Këtë herë, për shumë arsye m’u duk se ishte rasti. Më pëlqeu kompozimi i Elgit Dodës me tekst të Rozana Radit. Kemi punuar shumë bashkë dhe kur kënga përfundoi, kishte aromë festivali dhe m’u duk se është një këngë e denjë për këtë pjesëmarrje”, – u shpreh Manjola disa ditë më parë në studion e një emisioni. Por me anë të një postimi të fundit ku falenderon bashkëpunëtorët ajo duket se është penduar për pjesëmarrjen teksa e quan diçka të nxituar dhe nga ana tjetër thotë se fituesi ishte vendosur para 20 ditësh.
Postimi i Manjolës:
Arsyeja kryesore pse po shkruaj pas festivalit eshte te falenderoj me gjithe shpirt publikun ,qe me dha aq dashuri dhe mbeshtetje, duke qene e vetmja kenge qe u kthye ne te 2 netet e konkurimit. Nje kenaqesi bashkepunimi me talentin @elgitdoda qe krijoi muziken dhe @rozana_radi per ato vargje aq te bukura qe i kendova e i ndjeva ne cdo germe! Talent si gjithmone @enadaatnikolla ne realizimin e veshjes. Falenderoj me shpirt secilin nga ju miqte e mi per vleresimin, mbeshtetjen dhe urimet qe me keni bere kudo dhe pse pjesa me e madhe e mbeshtetesve te mi, nuk jane moshe dhe kategori qe te kalojne diten duke bere like e komente ne rrjete sociale! Fundja ky eshte qellimi i gjithe karrieres sime, qe t’ju jap emocione te bukura permes zerit dhe shpirtit tim. Nuk kam asgje me fituesin, sepse Eugenti eshte kengetar shume i mire e kenga ishte e bukur po nje gje nuk kuptova: po kaq kengetare e kenge shume te mira ishin dhe te Elton Deda, @ikonomimariza , @redon.makashi e ndonje tjeter dhe sigurisht kenga ime “I njejti qiell” po per asnje nga keto nuk kisha degjuar qe do ishin fitues qe para 20 ditesh si per fituesin aktual, megjithese kenge fituese apo jo, kuptohet vetem ne momentin kur kengetari kendon live ne skene. Kete shqetesim e kam ndare me kedo qe kam folur e takuar shume dite para festivalit! Ndoshta rikthimi im ishte i nxituar derisa as kete vit, nuk pata asnje surprize kur u tha cmimi i pare, sic ndodhte dikur. Megjithate reagimi dhe dashuria juaj jane arsyeja e vetme qe me bene te mos pendohem deri ne fund qe iu riktheva festivalit! Sa per jurine, une akoma sot nuk di e sata u rendita ne kete festival! Kaq e kisha detyrim per veten time ta shkruaja! Ju uroj festat e qofshi te lumtur bashke me njerezit tuaj te dashur???
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al