7 Janar, 2021

Festojnë sot 30-vjetorin e martesës! Ja surprizat romantike të Ardit dhe Anila Gjebreas për njëri-tjetrin


Ardit Gjebrea dhe bashkëshortja e tij, Anila Gjebrea, sot festojnë plot 30 vite martesë!

ardit gjebrea (5)

Moderatori i njohur, ka treguar se si sot para 30 vitesh ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij.

Ndër të tjera, ai nuk ka harruar të përmendë faktin që ajo ditë ka qenë me shumë shi, por me bekime e fat për të.

ardit gjebrea (1)

Arditi ka zbuluar se me këtë rast i ka dhuruar partneres së jetës një buqetë me trëndafila të kuq, në shenjë dashurie e mirënjohjeje për këto vite martesë.

Ka qenë një martesë me shi para 30 vitesh, gjithë bekime e fat për mua!”, shkroi moderatori krahas fotos së trëndafilave të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

ardit gjebrea (4)

Nga ana tjetër, edhe Anila i ka dhuruar bashkëshortit një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë, në mes të të cilëve gjenden dy trëndafila të tjerë, një ngjyrë blu e një ngjyrë rozë, për të simbolizuar dy fëmijët e çiftit.

ardit gjebrea (3)

Ja dhe 30 trëndafila nga zemra ime me dy bebat në mes”, ka shkruar Gjebrea.

Para disa ditësh e gjithë familja Gjebrea udhëtoi drejt Dubait për të pushuar.

ardit gjebrea (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al