14 Prill, 2021

Feston 32-vjetorin e lindjes, Dj Geek befason Dafina Zeqirin në orët e para të mëngjesit! Ja surpriza e këngëtarit


Dafina Zeqiri sot feston 32-vjetorin e lindjes dhe i dashuri i saj, Dj Geek, është kujdesur që t’i bëjë surprizën më të bukur që në minutat e para të kësaj dite të veçantë.

dafina zeqiri (6)

Këngëtari i ka organizuar partneres së tij një festë surprizë në oborrin e vilës ku po qëndrojnë, ndërkohë që artistja nuk ishte në dijeni të asgjëje.

dafina zeqiri (4)

Në videot e publikuara në llogaritë e tyre sociale, vihet re një ambient i zbukuruar me tullumbace të bardha dhe ngjyrë gold, ashtu si dhe qirinj dhe trëndafila.

dafina zeqiri (5)

Dafina dukej shumë e emocionuar dhe nuk i mbajti dot lotët e gëzimit teksa shihte edhe fishekzjarrët e ndezur për të.

dafina zeqiri (7)

Më pas, këngëtarja është afruar tek tavolina dhe i ka fryrë qirinjve të vendosur tek torta.

dafina zeqiri (13)

Të dua”, i shkruan Dafina Dj Geek në postimet që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

dafina zeqiri (12)

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Geek publikoi dy foto të realizuara krah Dafinës buzë detit, me anë të të cilave e uroi partneren e tij.

dafina zeqiri (2)

Gëzuar ditëlindjen zemër”, shkroi artisti krahas fotove.

dafina zeqiri (8)

Gjithashtu, ditën e djeshme, Dafina publikoi disa imazhe me Dj Geek, në të cilat shihej e veshur me të brendshme seksi, teksa paralajmëroi se e gjithë kjo javë do të jetë festë për të.

dafina zeqiri (3) dafina zeqiri (11)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al