23 Janar, 2021

Feston sot ditëlindjen, Diellza Kolgeci mbush plot 42 vjeç! Ja si duket ish-misi


Diellza Kolgeci vazhdon të jetë një nga vajzat më të bukura të showbizz-it shqiptar. Që nga koha kur është shpallur “Miss Kosova” në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe, thuajse asgjë nuk ka ndryshuar.

diellza kolgeci (6)

Ajo vazhdon të ruajë ende të njëjtën freski dhe linja trupore perfekte, pavarësisht se tani është edhe nënë e një vajze.

diellza kolgeci (1)

Sot Diellza feston ditëlindjen dhe bën 42 vjeç. Ndonëse shumë vajza e gra mund ta kenë problem ta tregojnë moshën e tyre, për Diellzën është tërësisht e kundërta, sepse nuk ka pse t’i “trembet” këtij fakti.

diellza kolgeci (1)

Ditën e sotme ajo ka publikuar një nga urimet e vjetra që ka bërë për veten dhe ka treguar se tek ajo nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç faktit se është bërë nënë dhe ndihet më e përmbushur.

diellza kolgeci (5)

5 vite që kur e kam shkruar këtë urim për MUA… Sot 42, nuk kam ndryshuar në brendësi vetëm se jam e përmbushur, sepse jam nëna e Helenës. Ju faleminderit të gjithëve për urimet, fjalët e ëmbla. Ju dua”, ka shkruar Diellza në postimin e saj.

diellza kolgeci (9)

Ish-Missi Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë në muajin prill të vitit 2018. Ajo dhe partneri, Fisnik Rugova, u bënë prindër të një vogëlusheje, të cilën e pagëzuan me emrin Helena.

diellza kolgeci (8) diellza kolgeci (10) diellza kolgeci (7) diellza kolgeci (11) diellza kolgeci (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al