13 Prill, 2022

Feston sot ditëlindjen, Einxhel Shkira i bën urimin e veçantë kunatës në mes të intervistës


Einxhel Shkira përveçse fitoi dashurinë brenda në “Big Brother VIP”, duket se ka fituar edhe një mike të mirë që është motra e DJ Dagz, Aurora. Kjo e fundit ka thënë fjalët më të mira për moderatoren teksa çifti ndodhej brenda shtëpisë së famshme dhe pas daljes të dyja janë parë shpesh bashkë.

Sot Aurora feston ditëlindjen dhe Einxhel i ka bërë urimin e veçantë. Teksa ishte e ftuar në Top Albania Radio ajo e ka uruar kunatën live nga emisioni duke thënë fjalët më të mira për të. Prezantuesja u shpreh se nuk e ka uruar në orën 12:00 sepse kishte ruajtur t’i bënte këtë urim special.

“Sot është një dash që unë e kam shumë përzemër që ka ditëlindjen dhe doja ta uroja në mënyrën më speciale të mundshme. Nuk e kam uruar në orën 12:00 si gjithë njerëzit. Uroj mos t’i ketë ngelur hatri sepse e ruajta për sot që ta uroja para gjithë Shqipërisë. Është Aurora motra e Dagz, e cila ka ditëlindjen sot. I uroj jo 100 vjeç po sa t’i dojë zemra dhe sa të ketë fuqi të jetojë dhe t’i realizohen të gjithë ëndrra dhe dëshirat, të jetë sa më e arrirë dhe e suksesshme siç i ka hije se është një vajzë për tu admiruar. Sigurisht shëndet dhe lumturi se janë më të rëndësishmet. Aurora, të puth fort!”– tha Einxhel në urimin e saj.

Vlen të përmendet se që kur Einxhel dhe Dagz nuk ishin lidhur ende, Aurora, ka treguar mbështetjen e saj ndaj kësaj lidhjeje duke u shprehur se i pëlqen shumë Einxhel dhe se janë të ngjashme në karakter. Dagz dhe Einxhel po shijojnë lidhjen e tyre jashtë “Big Brother VIP”. Dy artistët janë të pandarë dhe shfaqen kudo bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al