21 Dhjetor, 2020

Feston sot ditëlindjen, ja ç’festë organizoi Kida për këtë ditë të veçantë! (Foto + Video)


Kida feston sot 23-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto, ku shfaqet mjaft seksi.

kida (1)

1po1. Faleminderit Zot për një tjetër vit (jetë). Shumë falënderuese për secilin prej jush”, shkruante ajo krahas saj.

kida (6)

Përveç kësaj, “vajza e ditëlindjes” ka ndarë me të gjithë edhe dhuratat e para, tortën, si dhe pamje nga dekorimi i shtëpisë së saj.

kida (8)

Në fotot e publikuara në Instastory, vihet re se këngëtarja ka marrë buqeta me lule e po ashtu edhe pako të tjera, të cilat nuk i ka zbuluar.

kida (5)

Kida mblodhi në shtëpinë e saj të gjitha mikeshat më të ngushta për ta pritur bashkë orën 00:00.

23-vjeçarja kishte veshur një palë pantallona lëkure të zeza dhe një bluzë të shkurtër, e cila i nxirrte në pah barkun e tonifikuar dhe belin e hollë.

Ndërkohë, flokët i kishte bërë me onde dhe pamjen e kishte plotësuar me një make up profesional të thjeshtë, ku mbizotëronte natyraliteti i saj.

kida (3)

Këngëtarja publikoi pak kohë më parë projektin e ri muzikor, të titulluar “Edhe sa”, ku nuk shfaqet më si një vajzë e ëmbël, por si një vajzë e pavarur që rrethohet nga makina, para, apo që luan bixhoz.

kida (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al