21 Nëntor, 2017

Fierakja ofendon Rozën nga mami, plas sherri mes tyre: Ia heqin ato që vijnë te shtëpia


Roza Lati njihet si një ndër personazhet e cila është shumë aktive në rrjetet sociale dhe publikon detaje nga jeta e saj personale.

Një foto e postuar ditën e djeshme në Instagram dhe diçitura bashkangjitur saj duket se ka hapur një debat të ashpër mes saj dhe një komentueseje, debat ky që ka përfunduar në ofendime drejtuar Rita Lalit.

“O Tani e di qe ka shume bjonde verdall! Por te lutemm, me bej ndryshe! Si vete personaliteti!”, ishin këto fjalët që Roza kishte shkruar foton në parukeri.

Pas kësaj, një vajzë i ka komentuar duke i thënë se ç’lidhje ka Roza me personalitetit, e duke vijuar më tej se nuk e kupton përse ajo del në televizion pasi është shumë acaruese.

Nuk ka vonuar as reagimi i Rozës e cila me qetësi i është përgjigjur duke e falënderuar për vëmendjen që i kushton.

Më pas kanë vijuar replikat deri sa vajza i ka përmendur nënën moderatores, aktoren Rita Lati.

“E bija e se emes! Spo e zgjas me se I ke all including”, ka shkruar ajo.

“Ofendimi eshte mungese argumenti. Une ne profilin tim jam. Ti hyn dhe ofendon. Ate e bija e te jemes… haha… ime më eshte artiste e humorit prej 35 vjetesh ne skene. Eshte ajo qe kudo qe shkel, i hapet dera si mbretereshe dhe heqin kapelen dhe e respektojne se rrezaton pozotivitet dhe miresi! Po jot eme kush eshte?? E ca te ka mesuar ne jete?? Dhe mbi te gjitha, a te ka mesuar qe duhet te jesh SHUME LART, perpara se ti drejtosh gishtin te tjereve?”, është përgjigjur Roza.

“E di cfare me ka mesuar ime me?! Me ka mesuar qe te mos behem si ty e shume si ty! Me ka mesuar qe ne karakter ecet ne jete e jo me pordhalitet! Jot eme e ka pas si profesion aktrimin e duke qene qe dilte ne tv njerezit te njohin. Po kjo sdo thote qe ajo eshte mbretereshe! Kush I heq kapelen Rites?! Ja heqin ato qe vijne ke shpia se normal me kapele sbehen gjitha gjerat! Aman po kur ja heqin ku e varin? Ik e tregoju ketyre qe sju njohin e shohin ne tv e rrjete sociale jo mua shpirti vogel! Gjithesesi se ta zgjata shume. Ngelesh ACARUSE”, ka vazhduar sërish vazja që mendohet se është nga fieri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al