30 Prill, 2022

Fifi dhe Donaldi vijojnë “kërcënimet” për gjyq në rrjetet sociale: Njeri me dy fytyra që…


Vijojnë videot ironike mes Donald Veshajt dhe Fifit për të treguar se ata janë ende miq dhe pse nuk dihet nëse “kërcënimet” për gjyq mes tyre kanë qenë e gjitha një lojë apo ata kanë patur pakënaqësi që i kanë sqaruar tanimë.

Pasi Donaldi regoi me një video në Instastory, ku krejt papritur shfaqet Fifi e cila është e ulur me të në tryezë.

Pas aktorit të njejtën gjë ka bërë edhe Fifi, duke publikuar një video në profilin e saj ku thotë:

“Unë e pashe deklaratën që ka bërë Donaldi, po më vjen mirë që e ka marrë seriozisht këtë punë. Unë kam kontaktuar e avokatin, letrat janë gati kështu që…”, në këtë moment Donaldi, i cili po e shoqëronte në tryezë shton: “Edhe i bën mirë moj se si është njeri me dy fytyra, njeri që i shfrytëzon njerëzit”

“Shihemi në gjyq së shpejti!”– përfundon Fifi.

Kujtojmë se pak minuata me parë Donaldi publikoi një video ku thotë: “Në fakt unë tani u zgjova dhe pashë komentet në lidhje me skeçin dhe nuk e kuptoj Fifin dhe që do ndjekin anën ligjore. Ku është problemi?” (KLIKO KETU)

Ndërkohë krejt papritur në video shfaqet Fifi e cila është e ulur me Donaldin në tryezë. “Prit se po bëj video thotë ai me ironi” dhe më pas vazhdon “Edhe unë jam gati të ndjek anën ligjore dhe po bëj gati avokatët e mi dhe le ta ndjekë. Ia them publikisht. E pres në gjyq.”

Gjithçka nisi nga një nga skeçet e emisionit, teksa Donaldi  i tregonte Mozzikut shtëpinë e “Big Brother VIP”, aktori i tregon atij edhe vendin ku u rrëzua Fifi. “Këtu u rrëzua Fifi”- i thotë ai teksa në dysheme shihen disa numra që vendosen nga policia në skena filmi dhe Donaldi që vendos një shkurre ose tufë me gjete(sepse nuk ishin lule) në vendin në fjalë).

Pas kësaj erdhi reagimi i Fifit e cila thoshte “Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al